Sulmuesi i njohur i Anglisë, Ivan Toney, është akuzuar për sulm fizik pas një incidenti të ndodhur në një klub nate në zonën Soho të Londrës.
Policia Metropolitane ka bërë të ditur se Toney, 30 vjeç, me banim në Northampton, është akuzuar më 31 korrik për veprën penale “sulm që shkakton dëmtime trupore reale”.
Sipas autoriteteve britanike, akuza lidhet me një incident të pretenduar të ndodhur më 6 dhjetor të vitit të kaluar në një klub nate në Wardour Street, në qendër të Londrës.
Toney, i cili aktualisht luan për klubin saudit Al-Ahli në Saudi Pro League, do të paraqitet më 24 shtator në Gjykatën e Magjistratëve në Westminster.
Mediat britanike raportuan në dhjetor se sulmuesi ishte ndaluar nga policia pas pretendimeve se kishte goditur një person me kokë gjatë incidentit në klub.
Një zëdhënës i Ivan Toney ka deklaruar se futbollisti e pranon akuzën e ngritur ndaj tij, por pret që në gjykatë të ketë mundësinë të sqarojë pozicionin e tij.
“Ivan e pranon akuzën dhe, megjithëse është natyrshëm i tronditur, ai mezi pret t’i jepet mundësia për të pastruar emrin e tij në gjykatë”, tha përfaqësuesi i tij.



