Legjenda e futbollit botëror Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare dy ditë më parë.
Motra e tij, Maria Lucia u kujdes për të bashkë me familjarët e tjerë, teksa së fundmi ajo ka zbuluar se nëna e Pele, Dona Celeste që është 100 vjeçe nuk e di që i biri ka ndërruar jetë.
“Ne folëm por ajo nuk e di. Ajo është mirë, por është në botën e saj të vogël. Ajo hap sytë, unë them ‘të lutemi për të’. Ajo nuk është e vetëdijshme”, tha Maria Lúcia në një intervistë për ESPN.
Në vijim, motra e Pele u ndal edhe te momentet e fundit të brazilianit.
“Ishin momente shumë të vështira. E dimë shumë mirë që nuk jemi të përjetshëm por më trishtoi shumë. E shoqëruam deri në fund. Ai vetë e kuptonte që po largohej. Ishte shumë i qetë. Folëm pak, e pashë se çfarë ndiente. Me tha që ishte në duart e Zotit”, tha Maria Lucia.