Mbrëmjen e së shtunës, stadiumi “Air Albania” mirëpriti Romën dhe trajnerin Jose Mourinho një vit pas finales së Conferece Leagu ky verdhekuqtë u shpallën kampionë.
Skuadra italiane zhvilloi një miqësore me kampionët e Partizanit, e cila u mbyll me rezultatin 1 me 2 për miqtë.
Kjo ishte ngjarja kulmore e kësaj vere, para nisjes së kampionatit, megjithatë me një episod që jo shumë e vunë re.
Teksa ndeshja ishte afër fundit, trajneri i Partizanit kërkoi të bënte një ndërim, por duke harruar se në stol nuk kishte lojtarë në dispozicion. I gjendur në kushte të vështira, ai vendosi të aktivizonte një lojtar që tashmë ishte ndërruar njëherë. Kjo është vënë re nga arbitit dhe është ndaluar të ndodhë, duke e bërë skuadrën kryeqytetase të luajë me 10 lojtarë.
Mourinhio e vuri re këtë detaj dhe në një moment çohet dhe i thërret njërit prej lojtarëve të tij që të ulët në stol. Ky i fundit u shfaq i hutuar, por iu bind trajnerit.
Kështu në fushën e gjelbër u rikthyen balancat, edhe pse rezultai nuk ndryshoi.