Serbia është duke u përballur me Zvicrën në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve. Aktualisht ndeshja vijon të jetë barazim 1-1.
Për Zvicrë realizoi Xherdan Shaqiri, i cili ka festuar duke iu treguar emrin e tij tifozëve serbë.
Mitroviç 26′ / Shaqiri 19′
26′ GOL SERBIA 1-1/ Vendoset baraspesha, sulmuesi Mitroviç godet saktë me kokë pas harkimit të Tadiç, duke e dërguar topin në kënd të pamundur për portierin.
19′ GOL ZVICRA 0-1/ Shënon Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare çon peshë zemrat e tifozëve helvetë. Pas asistit të Sou, futbollisti godet saktë duke përshëndetur rrjetën.