Përballja mes Skocisë dhe Marokut ka pasur një spektator shumë të veçantë në shkallët e stadiumit.
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është parë i pranishëm në tribunë për të ndjekur nga afër këtë sfidë.
Prania e teknikut spanjoll nuk ka kaluar pa u vënë re nga kamerat, duke ndezur menjëherë kureshtjen e mediave dhe tifozëve.
Ende nuk dihet nëse Guardiola po shijon thjesht një ndeshje të bukur futbolli, apo “gjenia” i stolit ka zbritur vetë në fushë për të vëzhguar nga afër ndonjë përforcim të mundshëm për merkaton e ardhshme nga radhët e skocezëve apo “Luanëve të Atlasit”.


