Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren përballë Shqipërisë në “Air Albania”.

Në dy përplasje që mesfushori italian pati me Keidi Baren, e detyruan që të dilte nga fusha e lojës. Hyrja e barelës ishte e nevojshme për mesfushorin, Mancini u detyrua ta zëvendësojë me Samuele Ricci. Gjendja e Tonalit është shqetësuese.