Pas publikimit të intervistës së plotë ekskluzive të Cristiano Ronaldo-s për gazetarin Piers Morgan në TalkTV ku portugezi bëri bujë dhe shtangu Manchester United me deklaratat e tij, të tjera detaje janë zbuluar.
Vetë CR7 ka zbuluar se ishte shumë pranë kalimit tek Manchester City verën e kaluar, por pas një telefonate të bërë nga Sir Alex Ferguson, portugezi iu bashkua ish-skuadrës së tij.
“Është e vërtetë që isha shumë pranë Manchester City-t, Guardiola më kërkoi me ngulm, por në fund ndoqa zemrën. Një telefonatë e Alex Ferguson ndryshoi gjithçka. Ai më tha se nuk duhet të luaj për anën tjetër të Manchester po duhet t’i bashkohem skuadrës ku u rrita profesionalisht. Dhe kështu bëra,” tregon Ronaldo.