Tirana do ti paguajë shtrenjtë incidentet e ndodhura në “Air Albania”, gjatë duelit me Beshiktashin të vlefshëm për Ligën e Konferencës. 

Dy tifozeritë u përplasën me njëra tjetrën duke hedhur stola dhe sende të tjera. Më pas fansat bardheblu ndezën flakadanë në stadium dhe hodhën pafund sende të forta në fushë.

Për këto arsye UEFA ka vendosur të gjobisë rëndë klubin e Tiranës, teksa në total bardheblutë janë gjobitur me 53,750 euro. 

Vendimi i UEFA-s:

KF Tirana – Beshiktash JK (0:2); 3 gusht 2023
KF Tirana
Incidentet dhe vendimi:
• Pushtimi i fushës së lojës, Art. 16(2)(a) DR
– Gjoba: 5000 €
• Hedhja e sendeve, Art. 16(2)(b) DR
– Gjoba: 12000 €
• Trazirat e turmës, Art. 16(2) (h) DR
– Gjoba: 10.000 €
• Bllokimi i kalimeve publike, Art. 38 SSR
– Gjoba: 8000 €
• Ndezja e fishekzjarrëve, Art. 16(2) (c) DR
– Gjoba: 18 750 €