Kylian Mbappé dhe Cristiano Ronaldo duke u puthur në fushën e futbollit.

Kjo është vepra e re provokuese e Andrea Villa, artistit të rrugës,e krijuar në Torino, pak para fillimit të Kupës së Botës në Katar.

“Doja të parashtroja dy probleme kryesore në botën e futbollit. E para është çështja LGBT dhe homofobia e fshehtë në mjedisin e futbollit. Unë përshtata Mbappe dhe Ronaldo duke u puthur, ikona të futbollit modern në një botë ku ka lojtarë që janë haptazi homoseksualë (shumë e çuditshme), dhe ku femrat në programet sportive konsiderohen objekte pa tru.”- tha ai.

“Së dyti, skandalet e trajtimit të komunitetit LGBT në Katar dhe liria e kufizuar e të shprehurit ndaj grave. E turpshme sesi FIFA e ka hedhur kaq hapur imazhin e saj për para frikacake dhe interesa ekonomike”- ka vazhduar ai.

Posterat në Torino janë postuar në corso Fiume dhe corso Regina Margherita.