Argjentina e Leo Messit dhe Franca e Kylian Mbappe do të matin forcat më 18 dhjetor, për të përcaktuar fituesin e Kupës së Botës.

Por për tifozët e PSG kjo ndeshje merr kuptim tjetër, pasi janë përballë dy yjet e skuadrës së tyre. Pas publikimit të kontratës së re që Mbappe firmosi me sheikët e klubit francez, ai tashmë është aksionet në klub, dhe sipas zërave të shumtë, fjala e tij për merkaton ka peshë.

Duke u nisur nga kjo, tashmë tifozët kanë nisur të paralajmërojnë Messin, se në rast se Argjentina fiton në finale, Mbappe do “hakmerret” duke e larguar “Pleshtin” nga PSG. Përveç kësaj, në klub nuk ka një klimë të mirë mes dy yjeve të futbollit, teksa Messi gjithmonë është më i afërt me ish-shokun e tij tek Barcelona, Neymar Jr, dhe Mbappe ka mbetur pak i mënjanuar.

Messi dhe Mbappe do të përballen të dielën (18 dhjetor) me të dy të barabartë në garën e Këpucës së Artë me pesë gola deri më tani.