Intervistën më të fundit e kishte dhënë për La Gazzetta Dello Sport përpara Botërorit, por tani Carlo Ancelotti ka folur sërish, këtë radhë me Folha de São Paulo, në grumbullimin e Brazilit më New Jersey.
Ishte një bisedë e titulluar: ‘Është e sigurt që nuk jam një gjeni, por është gjithashtu 100% e sigurt se nuk jam budalla’.
NEYMAR— ‘Mund të luajë të 90 minutat. Kur ta kuptoj se do të kem nevojë për të do ta aktivizoj. Po sillet shumë mirë, është shumë i respektueshëm, i dashur nga shokët e skuadrës. Është një person i rëndësishëm për skuadrën sepse ka kualitete dhe është një tip shumë modest, jam shumë i kënaqur me të. Sigurish që ai do që të luajë, gjithnjë ka luajtur. Nuk ma kërkon, por është e dukshme, dhe pozitive; një lojtar nuk mund të jetë i lumtur që të qëndrojë në pankinë’.
ÇAMÇAKIZËT— ‘Nuk e di sesa përdor në çdo ndeshje. Me Japoninë nuk përdora asnjë, për shembull: i harrova në dhomën e zhveshjes…Dhe jo, çakçakizët e shpërndara nga Endrick në stërvitje siç duket në video nuk ishin të miat…’
EKSPERIENCA— ‘Në Itali thuhet se të gjithë burrat duan të jenë trajnerë dhe të gjitha gratë arkitekte. Unë nuk e di nëse kuptoj nga futbolli apo jo, por askush nuk mund të më gjykojë për këtë gjë. E vetmja gjë e sigurt është se kam përgatitur më shumë se 400 ndeshje, mund të mos jetë e mjaftueshme për të arritur për të kuptuar futbollin, por është me siguri një eksperiencë e mirë. Vetëm një përson ka përgatitur më shumë ndeshje se unë, Alex Ferguson që ka përgatitur më shumë se 2000. Unë pranoj këshilla nga të gjithë, por i vetmi që është njeriu i duhur për të më dhënë këshilla është Alex Ferguson’.
MUNGESA E FESTIMEVE—‘Pse nuk festova golin e Martinellit ndaj Japonisë? Sepse nuk mund të vrapoj përndryshe thyej gjurin. Jam 67 vjeç. Pastaj për mua ndeshja nuk mbaron kurrë. Kur shënoi Martinelli duheshin edhe pak minuta nga fundi, kështu që nuk mund të festoj sepse më ka ndodhur disa herë të humbas një ndeshje që e mendova të përfunduar. Mund të festoja pas fërshëllimës së fundit, por kur përfundon një ndeshje si ajo me Japoninë, më shumë ke ndjesinë e lehtësimit se të lumturisë’.
JO LUTJE— ‘Unë jam katolik, por nuk lutem gjatë ndeshjes edhe sepse mendoj se Zoti ka probleme të tjera për të menduar për të zgjidhur’.
PRESIONI—-Është i madh. Brazili është 5 herë kampione e botës dhe nuk fiton prej 24 vitesh. Por në fund, për mua është nje nder që të stërvis këtë kombëtare. Dhe duke parë që është kështu, pranoj çdo kritike, nuk ka rëndësi sepse jam i nderuar që jam këtu’.
BRAZILIANËT— ‘Kam qenë te Karnavalet dhe Karnavalet përshkruajnë fare mirë brazilianët; të gëzuar, shumë të gëzuar, të bashkuar, shumë të organizuar dhe shumë modestë. Unë deri tani nuk kam takuar asnjë brazilian arrogant dhe kjo është një gjë shumë e rrallë. Punoj me shumë brazilianë, në stafin teknik, mjekë, fizioterapistë. Askush nuk është arrogant këtu, madje as yjet e skuadrës. Pastaj nëse dikush do të ishte arrogant, nuk do ta grumbulloja’.
BRISHTËSIA E TRAJNERIT— ‘Është kështu sepse merita është e lojtarëve dhe faji i trajnerit, që është pjesa më e dobët e lojës. Çfarë do të kishin thënë nëse nuk do ta kishim mundur Japoninë? Çfarë do të kishte ndodhur me jo zëvendësimin e Casemiros dhe hyrjen e Martinellit? I kujt do të ishte faji? I imi, apo jo? E kuptoj shumë mirë dhe për këtë arsye përpiqem të ruaj një ekuilibër. Është 100% e sigurt se nuk jam një gjeni, por po ashtu është 100% e sigurt se nuk jam as budalla’.


