UEFA ka regjistruar dy ndeshje të Conference League që dyshohet se janë manipuluar për shkak të basteve.

Njëra ishte fitorja e skuadrës armene, Alashkert, në ndeshjen e dytë 6-1 ndaj Arsenal Tivat të Malit të Zi, e cila i kaloi ata me rezultatin e përgjithshëm 7-2. Tjetra ishte fitorja 4-1 e ekipit letonez të RFS ndaj Makedonija GP, ekip nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen e dytë të kthimit, e cila i kaloi ata me rezultatin 5-1 në total.

Vihet re, se Alashkert dhe RFS më pas u eliminuan në raundin e dytë kualifikues të Conference League. 

Në Conference League vijon të jetë edhe skuadra shqiptare e Partizanit, që nesër do ketë përballjen e kthimit me Astanan, e po ashtu skuadra e Ballkanit dhe Struga. 

Nuk dihet nëse këto dyshime janë të vërteta, edhe nëse do përsëritet rasti i klubit të Skënderbeut, që prej 2018 vuan dënimin me 10 vjet përjashtim nga kupat e Europës për trukim ndeshjesh.