Bregu i Fildishtë u eliminua pak ditë më parë nga Norvegjia në raundin e 1/16-ave të Botërorit, duke e mbyllur këtu rrugëtimin e tij.
Por ajo që ra më së shumti në sy ishte postimi i selisë së klubit të Manchester United në Indonezi.

Në postim, ata uruan lojtarin e tyre, Amad Diallo për Botërorin që pati, teksa në përkthimin në anglisht shkruhej “Prehu në paqe (Rest in peace)”.
Kaq i ka mjaftuar fansave në “X” të reagonin menjëherë me meme të ndryshme.



