Portugalia fitoi sot 3-2 ndaj Ganës. Përveç lojës spektakolare dhe golave të shumtë, një ngjarje interesante ndodhi në minutën e 89-të të ndeshjes, kur Gana realizoi golin e dytë.

Osman Bukari shënoi golin, por ajo që bëri më shumë bujë ishte festa e sulmuesit ganez në stilin e Cristiano Ronaldos.

23-vjeçari festoi në mënyrën e CR7 ‘SIUUU’, gjest i cili solli reagimin e ashpër të portugezit.

Ronaldo u pa i nervozuar gjithashtu edhe me repartin e mbrojtjes së skuadrës së tij.

Gjithsesi portugezët morën tre pikë të arta në ndeshjen e parë në ‘Katar 2022’, teksa ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë përballë Uruguait.