Kupa e Botës e zhvilluar në stinën e dimrit bëri që ndryshe nga vitet e kaluara, kampionatet e futbollit të ndaleshin duke mos zhvilluar ndeshje.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur klubin spanjoll të Real Betis, të përmbushte një traditë të përvitshme, atë të dhurimit të arushave për fëmijët në nevojë nga tifozët.
Si çdo fund vit, stadiumi Benito Villamarin është mbushur me arusha pelushi, duke dhuruar spektakël para ndeshjes me Athletic Bilbao.
View this post on Instagram
Kjo traditë ndiqet prej disa vitesh nga klubi dhe tifozët e tij, që zgjedhin një mënyrë të bukur për të lumturuar fëmijët jetimë dhe që jetojnë në vështirësi.