Tekniku spanjoll, Roberto Martinez, nuk do të jetë më trajneri i kombëtares së Portugalisë. Aika mbyllur aventurën në stolin e “Seleçaos” pas eliminimit nga Kupa e Botës, ku Portugalia u mposht 1-0 nga Spanja në fazën e 1/8-ve.

Federata Portugeze e Futbollit e ka bërë zyrtare vendimin në fjalë, duke njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me Martinez. Gjithashtu e falënderoi për punën e bërë gjatë periudhës së tij në drejtimin e ekipit kombëtar.

Pas sfidës ndaj Spanjës, Martinez kishte deklaruar se kontrata e tij kishte përfunduar dhe se ishte momenti për një kapitull të ri. Ai e cilësoi eliminimin nga Botërori si fundin e një cikli, duke pranuar se objektivi i tij kryesor ishte ta udhëhiqte Portugalinë drejt suksesit në turneun më të rëndësishëm të futbollit.

Martinez mori drejtimin e Portugalisë në janar të vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe ai siguroi një fushatë të suksesshme kualifikuese dhe arriti të fitojë Ligën e Kombeve të UEFA-s në vitin 2025, por aventura në Kupën e Botës përfundoi më herët nga sa pritej.

Tashmë Federata Portugeze ka nisur procesin për gjetjen e pasuesit të tij. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një nga emrat që po shqyrtohet për pankinën e Portugalisë është trajneri veteran portugez Jorge Jesus.