Kombëtarja argjentinase duket se nuk mund t’i qëndrojë larg skandaleve në lidhje me fanellat e kundërshtarëve.
Teksa disa javë më parë, Leo Messi u akuzua se kishte shkelur dhe përdhosur fanellën e kombëtares së Meksikës, një gjë e tillë ka ndodhur edhe pas ndeshjes së djeshme, me kombëtaren kroate.
Një video po qarkullon, ku duket se lojtarët e Albacelestes po fitojnë fitoren e tyre, por edhe mbërritjen në finalen e botërorit. Megjithatë, vëmendje ka tërhequr një episod i veçantë, ku një nga lojtarët duket se hedh në koshin e mbeturinave një fanellë të Kroacisë.
@paulodybala VAMOS ARGENTINAAAAA ????#fyp #argentina #worldcup ♬ sonido original – Paulo Dybala
Kjo gjë duket se nuk është përtypur mirë nga mediat kroate, të cilat e cilësojnë këtë veprim si një gjest të turpshëm dhe që nuk tregojnë respekt për kundërshtarin.