Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur së fundmi për ngjarjet e ndeshjes Serbi-Zvicër, duke komentuar sharjen e trajnerit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij hodhi një ide për të luajtur një sfidë miqësore me Serbinë.

“Nuk e prisja që një legjendë si Piksi të shante nënat tona shqiptare. Ai ishte një legjendë e lojës në Jugosllavi. Ne bënim tifo për të derisa jetonim në një shtet të përbashkët.

Shumë kosovarë e donin atë si futbollist dhe habiten që ai u soll kështu në një ndeshje që nuk e kishte as kundër Kosovës, por kundër Zvicrës.

Futbollistët e Serbisë dhe Kosovës duhet të luajnë një ndeshje miqësore dhe të tregojnë se futbolli dhe sporti i bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë,” tha Ademi.