Kombëtarja e Spanjës u shpall kampione botë në futbollin për femra ditën e djeshme, pasi mundi Anglinë me rezultatn 1 me 0.

Olga Carmona ishte padyshim heroina e kësaj finaleje, me golin e shënuar, duke e futur ekipin e saj në historinë e futbollit të femrave, e po ashtu duke u shpallur lojtarja e ndeshjes.

Megjithatë, dita nuk u mbyll shumë bukur për të, për shkak se pas ngritjes së trofeut, ajo mësoi se babai i saj kishte ndërruar jetë. Në fakt, babai i 23-vjeçares kishte ndërruar jetë që ditën e premte, por familja kishte vendosur të mos i thoshte gjë në mënyrë që ajo të kishte mundësi të luante dhe të mos shpërqendrohej nga finalja.

Kështu, teksa ishte në grumbullim dhe në pritje të finales, ajo nuk dinte asgjë dhe stafi i tregoi gjithçka pasi skuadra ka ngritur trofeun. Në një postim prekës për ngjarjen, 23-vjeçarja tha se babai i saj “i kishte dhënë forcën për të arritur diçka unike”.

 “Dhe pa e ditur, kisha yllin tim para se të fillonte ndeshja. E di që më keni dhënë forcën për të arritur diçka unike. E di që më ke parë sonte dhe se je krenare për mua. U prefsh ne paqe babi.”– shkroi ajo.