Ultrasit e Paris Saint-Germain i kanë dërguar një mesazh rrëqethës Dusan Vlahovic, i cili është objektivi i kampionëve të Ligue 1.

Me Lionel Messin tani në Inter Miami, dhe të ardhmen e Kylian Mbappe të pasigurt, Luis Enrique është i prirur të sjellë një sulmues të ri gjatë dritares së verës. Vlahoviç, i cili ka qenë objekt i interesimit për Chelsea dhe Tottenham, thuhet se është gjithashtu në radarin e gjigantëve francezë.

Megjithatë, ultrasit e klubit i kanë dërguar një paralajmërim kërcënues sulmuesit 23-vjeçar. Ultrasit kanë pozuar jashtë Parc des Princes, duke paralajmëruar se do t’i presin gishtat nëse ai bashkohet nga Juventusi.

Në pankartë shkruhet: “Nëse vjen, do të të presim tre gishtat”.

Marca pretendon se mesazhi është në përgjigje të tre gishtave që Vllahoviç tregoi pas një ndeshjeje me Serbinë. Ky simbol i referohet ‘supremacisë serbe mbi Kosovën’, teksa po ashtu lojtari është shfaqur më herët me një fanellë ku kosova shihej si pjesë e Serbisë.