Liga e Kampioneve ka sjellë rezultate surprizë në turin e dytë kualifikues, teksa edhe shumë skuadra të mëdha kanë arritur të avancojnë.

Një ndër to është Kopenhagen, skuadra daneze që në Ligën e Kampioneve ka arritur të lërë edhe gjurmë shpesh herë.

Kampionët e Danimarkës kishin një ndeshje të lehtë në letër, kuy përballë tyre ishin islandezët e Breidablik. Skuadra daneze i fitoi të dyja ndeshjet, ku në transfertë arriti të triumfonte me shifrat 0-2 ndërsa në ndeshjen e kthimit, Kopenhagen fitoi me rezultatin 6-3.

Kështu, trajneri Oskar u detyrua të vuante në një ndeshje ku djali i tij po shkëlqente duke shënuar dhe njëkohësisht duke e eliminuar nga Liga e Kampioneve.