Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka,  i cili luan për Zvicrën.

30-vjeçari ka braktisur fushën e lojës në sfidën Ullvërhempton-Arsenal në minutën e 16’, pasi volli në fushë dhe i bëri me shenjë Artetës se kishte dhimbje me stomakun.

Ky është një lajm i keq për mesfushorin dhe për Zvicrën, pasi ky problem vjen vetëm disa ditë përpara fillimit të Botërorit të Katarit.