Dueli i turit të tretë të Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit që do duhej të luhej sot në Athinë, u shty nga UEFA, për shka të trazirave që lanë pas një viktimë mes tifozëve të dy skuadrave.
Dy grupimet ultrase e kthyen kryeqytetin grek në arenë përleshjes, duke lënë pas një të vdekur, gjashtë të plagosur dhe 98 të arrestuar.
Përveç shtyrjes së ndeshjes, ministri grek i Mbrojtjes, Janis Oikonomou shkarkoi nga detyra shtatë zyrtarë të lartë të policisë për shkak se nuk e kanë menaxhuar mirë situatën e po ashtu sepse tifozët nga Zagrebi nuk do duhet të ishin futur në Greqi.
Por si arritën këta të fundit të hynin në territorin helen, e mbi të gjitha në kryeqytet?
Duket se tifozët e Dinamos së Zagrebit kishin brenda “Kalin e Athinës”, më saktësisht tifozët e Panathinaikos, rivalë të betuar të AEK-ut, që ndihmuan të hynin në qytet.
Në fund ishte një pjesë e Athinës që pa kaos dhe dhunë, si edhe djegie. Ndryshe nga Troja mijëra vite më parë (nëse i referohemi mitologjisë), tanimë Athina u pa në flakë.