Kupa e Botës “Katar 2022” nuk ishte ashtu siç pritej për Cristiano Ronaldo, i cili përveç se nuk luajti shumë minuta, pa teksa Portugalia eliminohej në fazën çerekfinale nga Maroku.
Sikur mos mjaftonte kjo, duket se portugezi tashmë e ka të gjithë botën kundër, madje edhe vetë FIFA-n.
Të paktën kështu pretendojnë disa tifozë, të cilët e akuzojnë institucionin më të lartë futbollistik se është tallur me CR7-ën. Gjithçka ka nisur pas një postimi të bërë në një nga faqet e FIFA-s në rrjetet sociale, pas përfundimit të turneut botëror.
Në postim, shfaqej foto e Ronaldos duke bërë me shenjë “ok”, ndërsa në përshkrim shkruhej na jepni “ok” nëse e shijuat këtë Kupë Bote.
E në fakt, duket paksa ironike të përdorësh foton e portugezit për këtë postim, pas gjitha asaj që ai kaloi, teksa pa dhe “rivalin e tij të përjetshëm”, Leo Messi të kurorëzohej si mbret i futbollit, pas fitores në finale me Argjentinën e tij.