“Unë mendoj se është hetimi më serioz që Juventusi ka kaluar në historinë e tij , madje më serioz se ai i Calciopoli”.

Ky është mendimi i avokatit Mattia Grassani, ekspert në të drejtën sportive, në Radio Anch’io Sport në Rai Radio1.

“Hetimi përfshin një seri të paprecedentë parregullsish sepse rastet e krimeve dhe shkeljeve të rregullave të tregut të aksioneve, korporatave edhe sportive, përfshijnë një sërë sjelljesh të paligjshme që, e përsëris, janë të paprecedentë. Juventus është në rrezik të madh për më shumë se një gjobë ose dënim, nëse akuzat vërtetohen: kur ka ndryshime dokumentesh, mund të ketë pasoja më të rënda, mund të ketë përjashtim nga kampionati , rënie në vendin e fundit, heqje e Scudettos.

Besoj se duke qenë se drejtësia sportive ka nevojë për kohë të shpejta, procedimi sigurisht që do të përfundojë deri në fund të sezonit dhe sanksionet do të zbatohen menjëherë”.- tha ai.