Australia arriti të mposhtte Danimarkën dy ditë më parë, me rezultatin minimal 1 me 0, duke fituar një biletë për të vazhduar rrugëtimin në Kupën e Botës.
Megjithatë, tashmë një detaj interesant ka dalë në pah nga ndeshja. Në minutën e 69-të, , në stadiumin Al Janoub, ndodhi një situatë mjaft kurioze.
Kur australianët ishin në avantazh 0-1, rezultat që i çoi në fazën e 16-të (do të përballen me Argjentinën), trajneri danez Kasper Hjulmand bëri dy zëvendësime, shtoi sulmuesit në fushë Andreas Cornelius dhe Robert Skov.
Siç mund ta shihni në këtë video, nga stoli Christian Eriksenit, kapitenit të danezëve, i erdhi një letër me indikacione taktike që Danimarka do të përdorte në 20 minutave të fundit të lojës.
Transmetimi televiziv nuk e kapi atë moment, por lojtari i Manchester United (ose një koleg) e hodhi letrën në fushë, ndërkohë që një australian e mori atë për t’ia dorëzuar pankinës australiane. Dhe në harkun e pak minutave skuadra e Oqeanisë ndryshoi sistemin taktik në tre qendërmbrojtës.
Interesting series of events from @Socceroos game no one is talking about:
70′ Danish sub carries note onto field to give to Eriksen
72′ Note appears to end up in hands of Aussie coaching staff
74′ Australia makes sub and switches formation to 5-4-1 #GoSocceroos #GiveIt100 pic.twitter.com/owweXnDtIC— Gerard Laws (@gerard_laws) December 1, 2022
Rezultati, në të vërtetë, nuk ndryshoi, por mund të ishte një ndihmë e çmuar për australianët që arritën të mbanin avantazhin për të festuar në fund…