Maroku mund të quhet surpriza e këtij botërori, teksa u bë skuadra e parë afrikane që do të luajë nmëfinalen e këtij kompeticioni.

Një imazh tjetër i bukur nga kjo kombëtare është dhe festa e lojtarëve, të cilët deri më tani i kanë festuar fitoret e tyre kryesisht me familjet e tyre dhe në plan të parë ishin nënat. Ata treguan respekt të madh me puthje në ballë.

Ashtu si gjithë ekipi dhe Hakimi pas çdo ndeshje i afrohej nënës dhe e falënderonte me këtë gjest, megjithatë duket se kjo gjë i ka hapur probleme mbrojtësit, pikërsiht me gruan e tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet gruaja e tij, Hiba Abouk duke i dhënë leksione dhe duke i shpjeguar me inat se ai duhet të vinte i pari tek ajo dhe të mos shkonte çdo herë tek e ëma.

Aktorja ia ka shpjeguar gjithçka, ndërsa pranë tij ishte shoku i skuadrës Hakim Ziyech, i cili qeshte.

Në rast të fitores ndaj Francës të mërkurën mbrëma, Hakimi do të ketë një shans, nëse nuk e bën, ai do të jetë në telashe të mëdha nga gruaja e tij.