Duket se telashet për Cristiano Ronaldon pas intervistës së bujshme kundër Manchester United nuk kanë fund.
Teksa më herët ai u përball me injorimin e shokut të skuadrës dhe bashkëkombasin Bruno Fernandez, këtë herë ai është përplasur me lojtarin e Manchester City, Joao Cancelo.
Të dy lojtarët janë grumbulluar nga kombëtarja portugeze dhe, në një video të publikuar në Twitter, shihet se4 teksa stërvitjes Cristiano i afrohet Cancelo për ta përshëndetur, por ky i fundit e largon duke e shtyrë dhe në fytyrë duket tepër i acaruar. Nga ana tjetër bie në sy se Brunon Fernandes injoron shikimin e CR7-ës.
Cristiano Ronaldo and Bruno Fernandes wouldn’t even look at each other during training for Portugal today. ??? pic.twitter.com/KlcZcSxSao
— Football Daily (@footballdaily) November 15, 2022
Portugalia shihet si një ndër favoritet për Kupën e Botës, megjithatë kjo “përçarje” mes grupit mund të ndikojë në performancë.