Kryeministri Edi Rama ka bërë publik objektivat e PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kreu i qeverisë tha se PS synon minimalisht rezultatin e zgjedhjeve të kaluara.

“Objektivi minimal është rezultati i zgjedhjeve të shkuara. Ne kemi objektiv bazë të arrijmë 78 mandate dhe objektiv maksimal 88  mandate, jemi bazuar në analiza”, tha kreu i qeverisë.

Në shkodër objektivi bazë 4, objektivi maksimal pesë mandate

Në Lezhë objektivi bazë 3 mandate,  4 mandate

Dibër, objektivi bazë  dhe objektivi maksimal 3 mandate

Kukës, objektivi bazë  dhe objektivi maksimal 2 mandate

Durrës, objektivi bazë 8  mandate, objektivi maksimal 9 mandate

Tiranë, objektivi bazë 19 mandate, objektivi maksimal 20 mandate

Elbasan, objektivi bazë 8 mandate, objektivi maksimal 9 mandate

Fier, objektivi bazë 10 mandate, objektivi maksimal 11 mandate

Berat, objektivi bazë 5 mandate, objektivi maksimal 6 mandate

Korçë, objektivi bazë 6 mandate, objektivi maksimal 7 mandate

Vlorë, objektivi bazë 8 mandate, objektivi maksimal 9 mandate /Gazeta SHQIP