50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreut të degës së “Rithemelimit” në Vaun e Dejës.
Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit që shpërtheu një ditë më parë.
Për ngjarjen e rëndë, ku Benard Ndrecës i bënë atentat me tritol në mjetin e tij, në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona, të cilët janë marrë në pyetje.
Ende nuk ka një pistë mbi atentatin, teksa vetë familjarët e Ndrecës dyshojnë s ngjarja ka ndodhur për shkak të nagazhimeve të tij politike.
“Nuk ka pasur konflikte me asnjë. Nuk e di pse ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk kemi frikë. Janë gjëra që ndodhin. Policia nuk na tha asgjë. Nuk dyshojmë te asnjeri. S’kemi fol më asgjë me djalin”- deklaroi dje babai.