Shtyhet për në 9 tetor gjyqi ndaj Izet Haxhisë të akuzuarit dhe të dënuarit me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Gjyqi i shumëpritur është shtyrë sot për në 9 shtator dhe ky ka qenë vendimi i trupit gjykues.I pandehuri Izet Haxhia ka kërkuar të dëshmojnë 18 persona mes tyre ish kryeministrin Sali Berisha. Haxhia thotë se Berisha duhet të tregojë pse nuk njoftoi policinë dhe pse nxori Hajdarin në pritën e Haklajve.
Kërkesa për thirrjen e dëshmitarëve është bërë nga ana e avokatit Izet Haxhia.
Gjykata e Tiranës do të shprehet në datën 9 tetor nëse do të pranoje apo jo kërkesat e prokurorisë dhe të mbrojtjes për thirrjen e dëshmitarëve në proces mes tyre dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Në seancën e sotme prokurori Dritan Nushi përsëriti kërkeseë për thirrjen e 12 dëshmitarëve. Në listën e kërkuar nga prokurori janë: Dem Dollapi; Marika Gazulli; Kleo Murati; Agim Sogu; Petrit Cakani; Zenel Neza; Adem Hyka; Kujtim Yzo; Vili Minarolli Sali Berisha dhe Izet Haxhia.
Trupa e gjyqtarëve Lazer Sallaku (kryesues), Erjon Bani dhe Kujtim Vranicki pritet të marrin vendimin mbi kërkesat e paraqitura nga prokurori dhe avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Ismet Beqiri.
Dëshmitarët e kërkuar nga Avokati i Haxhisë
– Zenel Neza
– Jaho Mulosmani
– Sali Berisha
– Mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani
– Vëllai i Zenel Nezës, Haki Neza
– Afrim Krasniqi
– Ylli Rakipi
– Shaban Memia
– Dem Dollapi
– Sali Lusha
– Genc Hoti
– Agim Logu
– Mentor Daja
– Ismet Jovani
– Aishe Haklaj
– Zylfie Haklaj
– Marjam Gryka