Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kandidatët e prezantuar deri më sot për zgjedhjet e 14 majit.
Më herët, Alibeaj ka zhvilluar dhe një mbledhje me Kryesinë dhe me Grupin Parlamentar, ku temë diskutimi do të ishin pikërisht emrat me të cilët do te garonin më 14 maj. Nuk dihet nëse do ketë kandidatë të tjerë që do të prezantohen, apo PD do garojë vetëm për 17 bashki në zgjedhjet lokale.
Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani:
1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
2. Poliçan – Florian Qamo
3. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz – Bilbil Bajraktari
5. Lezhë – Sandër Marku
6. Krujë – Sabah Sheta
7. Dibër – Naim Gazidede
8. Kurbin- Genc Doçi
9. Dimal- Dritan Sula
10. Patos- Pranvera Rizai
11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Korçë -Gjergji Gjata
16. Sarandë- Skënder Muço
17. Mirditë Mark Ruçi