Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e sotme protesta nga ana e opozitës.
Sipas Berishës kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar nga pushteti kreun e qeverisë Edi Rama.
Berisha i ka dhënë këto përgjigje në një intervistë televizive mbrëmjne e sotme, teksa nuk dihet se cila do të jetë lëvizja e rradhës nga ana e Partisë Demokratike në një kohë kur kjo parti ndodhet për veten në krizë.
“Në çdo kohë. Ky është revolucion. Ata që nuk e kuptojnë bëjnë gabim. Ky është revolucion dhe i ka të gjitha mjetet në fushë. Fushatën, betejën protestën, të gjitha. Absolutisht mund të ketë protesta edhe për një javë edhe për dy javë. As nuk ikin kurrë nga rendi i ditës ato. Asgjë nuk mund të na pengojë ne. Zotëri ky është revolucion që ka për mision përmbysjen e një sistemi monist. Sot Shqipëria ka një monizëm më të fortë seç e kishte Shqipëria në 1991. Edi Rama ka mbledhur dhe kontrollon pushtetet 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991. Kështu që sot revolucioni është zgjidhja.”- tha Berisha.