Pas largimit të policisë, banorët e kampit në Manzë të Durrësit kanë dalë në protestë.
Nga raportimet e mediave bëhet me dije se një qytetare iraniane ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillohet në kampin ku ata janë vendosur në Manëz.
Siç shihet në pamje, ajo rrëzohet në tokë dhe disa banorë të tjerë i vijnë në ndihmë.
Pasi e lagin me ujë, ajo çohet në këmbë dhe më pas largohet me makinë nga kampi me shumë gjasë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.