Prej orës 3 të mëngjesit të së martës forca të shumta policie kanë shkuar për një kontroll brenda kampit, ndërsa banorët nuk kanë qenë të informuar dhe thonë se nuk e kuptojnë arsyen e operacionit policor.
Pasi nuk kanë pranuar të dorëzojnë serverët dhe kompjuterët situata ka agravuar me policinë që ka hedhur gaz neutralizues.
Si pasojë 36 muxhahedinë kanë mbetur të plagosur.
Brenda MEK raportohet për një viktimë, ndërsa policia ka deklaruar se nuk është e vërtetë.
Muxhahedinët: Kemi urgjencë, nuk kemi ku t’i çojmë të plagosurit. Mund ti filmoni personat e vdekur. Kanë përdorur gaz lotësjellës. Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë në gjendje të rëndë e janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës. Qindra të tjerë janë të plagosur dhe kanë lëndime në sy dhe në aparatin e frymëmarrjes. Pse përdorën gaz lotsjellës? Pse u bënë këto kontrolle? Policia shqiptare na ka sulmuar rëndë. Na sulmuan edhe motrat tona këtu, marrëdhënia jonë me popullin shqiptar është miqësore. Pse na sulmuan kështu?
Pse sulmuan me gaz?
Po na sulmonin që të merrnin kompjuterat dhe mjetet e tjera elektronike dhe ti çonin jashtë kampit. 2 muaj më parë Policia erdhi .