Pamje të rëndë janë shpërndarë ditën e sotme në media ku shihet se si anëtarë të fisit Rraja, një ndër më të njohur për rekordet kriminale në zonën e Krujës dhunojnë brutalisht Bilal Majën.
Teksa pamjet janë bërë virale, shihet se një grup i madh burrash, të pajisur me shkopa gome, shkopa bejsbolli por edhe me pistoletë, e gjejnë Bilal Majën në lokal dhe nisin e gjuajnë pa mëshirë.
Duke mos patur mundësi të bëj rezistencë, Bilal Maja vetëm është mbrojtur ndërkohë që në një moment ai bie pandjenja në dalje të lokalit.
Teksa nga video dukej qartë që ishtë i gjakosur, edhe pse pa ndjenja grupi Rraja ende e gjuajnë dhe vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja, Xhelal Rraja i drejton armën në kokë.
Në një moment personi që bën videon i jep direktiva grupit që të ndalonte dhunën dhe menjëherë janë larguar.