Detaje të reja janë zbardhur nga sherri, i ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kamzë, ku të përfshirë ishin dy kushërinj.

Mësohet se Fatjon Luca ka plagosur me thikë kushëririn e tij, Hafuz Toci, pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 500 eurosh. Gjatë konfliktit morën dëmtime të lehta edhe familjarët e dy palëve në konflikt, shtetasit  M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Luca ka dëshmuar se nuk i kishte parë dot paratë, edhe pse i kishte kërkuar disa herë.  Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasmë. Në përfundim të ceremonisë, Luca është afruar dhe e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.

Në sherr janë përfshirë edhe familjarët e tjerë të Trocit dhe Lucës, të cilët kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte. Pas mbledhjes së provave në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar autorin Fatjon Luca, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë personat e tjerë të përfshirë.