Ky është 34-vjeçari Indrit Ndoj, i cili u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm, në Fushë-Krujë.
34-vjeçarit iu gjet një plagë e shkaktuar me armë zjarri në këmbë, e po ashtu shenja dhune në kokë dhe në trup gjë që tregon se i riu është keqtrajtuar para se të humbte jetën.
Kanë qenë pikërisht familjarët që e kanë gjetur trupin në një rrugë dytësore, ndërsa kanë deklaruar se ai nuk kishte konflikte. Ai rezulton i arrestuar më herët për trafik lëndësh narkotike.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur natën pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakushe Visha”.