Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë, të ndodhur pasditen e sotëm në zonën e Astirit, ku një kalimtar u përplas për vdekje nga një makinë.

Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të zonës, shihet se si kalimtari tenton të kalojë rrugën mes për mes, duke u ngjitur midis barrierave ndarëse të korsive.

Në pjesën e rrugës ku ai kalon nuk ka vija të bardha, dhe ai shihet teksa vrapon për të kaluar në anën tjetër. Megjithatë, makina vjen me shpejtësi duke e përplasur, ndërsa dallohet se përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi trupi është ngritur në ajër.