Është zbardhur dinamika e sherrit të ndodhur 5 ditë më parë, në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ngjarje që i mori jetën 46-vjeçarit Gentian Talja.
Mësohet se gjithçka ka nisur pasi Talja dhe Henri Gjapi kanë qenë të dy të dehur. Ata nuk njiheshin me njëri-tjetrin, por janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja në orën 02:00, të datës 31 mars.
Ata kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin fizkishit pas një konflikti të çastit, teksa për t’i ndarë ka ndërhyrë personi i tretë, Artur Gjolena, i cili po ashtu ka qenë një kalimtar i rastit.
Kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes kanë kapur momentet e sherrit, teksa vihet re se pak çaste pasi palet ishin ndarë nga përleshja, Gentjan Talja humbet ndjenjat dhe përplas kokën në trotuar. Ai u shtrua në spitalin e traumës, ku shendeti i tij u përkeqësua dhe ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme.