Një aksident i rëndë ka përgjakur rrugët mbrëmjen e djeshme në Sukth të Durrësit, ku mbeti pa jetë një person.

Top Channel ka siguruar videon nga vendngjarja, ku duken dy persona në një motor, që përplasen rëndë nga një automjet.

Dy personat pas përplasjes mbeten pa ndjenja në tokë dhe sikur të mos mjaftonte përplasja e parë, një tjetër automjet i kalon nga sipër njërit prej të aksidentuarve, duke e lënë pa jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri i motomjetit shtetasi M. N., ndërsa drejtuesi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa ende nuk është kapur.