Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktima është shtetasi Gentian Talja, i cili përfundoi në spital disa ditë më parë, pasi u plagos gjatë një sherri me dy persona të tjerë. 46-vjeçari ka ndëruar jetë mbrëmjen e djehsme, teksa më atë 31 mars, në rrugën “Vaso Pasha” është konfliktuar me shtetasit Henri Gjapi dhe Artur Gjolena. 

Ky i fundit është tashmë nën hetim nga policia, teksa Gjapi vijon të jetë në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin Artur Gjolena, 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Henri Gjapi, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi Henri Gjapi. është konfliktuar me shtetasin Gentian Talja, 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi Artur Gjolena, i cili ka goditur shtetasin Henri Gjapi. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit Henri Gjapi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.