Një garë interesante dhe paksa e pazakontë po zhvillohet për zgjedhjet lokale në Bashkinë Libohovë.
Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Adi Xhelili ka rival për Bashkinë Libohovë kandidatin e PS-së Leonard Hiden, i cili është njëkohësisht kushëriri i parë i tij. Nuk dihet si janë marrëdhëniet mes tyre dhe sesa ka ndikuar fushata elektorale tek ata.
Kujtojmë se ditën e djeshme Xhelili premtoi, përpos të tjerave se nëse i besohet drejtimi i bashkisë, do ofrojë shërbime funerale falas.