Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për ish-zyrtaren e Kryeministrisë Alda Klosi.
Gjykata rrëzoi kërkesën e Klosit, për të zbutur masën e vendosur nga Shkalla e Parë, duke vendosur që ajo të vazhdojë të qëndrojë në ambientet e paraburgimit.
Në një deklaratër mediat pas daljes nga salla e gjyqitr, avokati i Klosit, tha se organit të akuzës i takon të provojë akuzën duke shtuar se duhet të provohet vërtetësia e deklaratës së pastrues Rozeda Dobi.
“Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Vlerësoi të rregullt edhe kërkesën duke lënë në fuqi arrestin me burg. Qëndrimi i saj është bërë publik, ka pranuar faktin se banesa është vjedhur, nga të cilat 120 mijë janë një hua që vëllai i saj ka marrë për nevoja të kurimit të xhaxhait të saj të ndjerë në Amerikë. Gjithçka në të ardhmen do të kompensohej me një truall në zonë pranë “21 Dhjetorit”. Prokuroria pra disa ditësh ka bërë një sekuestro të një apartamenti të regjistruar në emër të ish-bashkëshortit të saj. Prokuroria duhet të provojë deklaratën. Duhet të provohet vërtetësia e deklarimit të dhënë nga Rozeta Dobi.”- tha avokati.