Një kufomë e seksit mashkull është gjendur ditën e sotme në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë. 

Nga njoftimi zyrtar i policisë bëhet me dije se viktima është identifikuar me inicialet E.T dhe është 48 vjeç. 

Nga kontrolli paraprak nga ana e autoriteteve është gjetur në xhepin e viktimës një kartë identiteti ku edhe është bërë i mundur identifikimi i tij. 

Informacion paraprak

Më datë 13.02.2023, në afërsi të përroit të Limuthit, në Bërxullë, është gjetur një kufomë e seksit mashkull.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, në xhepin e rrobave të viktimës, është gjetur një dokument identifikimi me gjeneralitetet E. T., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.