Ish-ministri Fatmir Mediu është thirrur ditë ne sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se Mediu është thirrur në lidhje me dosjen hetimore për tragjedinë e Gërdecit, për t’u njohur me akuzat, ndërsa pritet të paraqitet pranë SPAK në orën 13:30.

Sipas SPAK, Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën.