Policia ka zbardhur vrasjen e Regis Runaj të ndodhur më 29 korrik në Elbasan më 29 korrik. Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, janë autorët e vrasjes së Regis Runaj me thikë. Sipas policisë, ata e kanë qëlluar 27 herë, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas një pune intensive hetimore 10-ditore, autoritetet zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 29 korrik 2020, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.
Si rezultat, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e dy shtetasve, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:
Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Eugen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dhe profesionale të kryera ka rezultuar se viktima R. R., mbrëmjen e ngjarjes ka qenë në shoqërinë e dy autorëve të dyshuar dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkoitke, në një park në afërsi të varrezave të qytetit, janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit.
Në afërsi të varrezave, shtetasi E. H. e ka goditur shtetasin R. R., një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Gjatë periudhës hetimore, nga grupi hetimor janë gjetur dhe sekuestruar prova shkencore që provojnë autorësinë e kësaj ngjarjeje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një motomjet, në të cilin u gjetën njolla gjaku, të cilat pas ekzaminimit në laboratorin shkencor rezultuan se i përkasin viktimës, si dhe një shumë eurosh dhe prova të tjera ligjore.
Nga hetimet e para rezultoi se në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine. Kjo gjë e çon policinë në dyshimet se Runaj të jetë marrë me makinë nga një vend ende i pa përcaktuar qartë, duke u çuar deri në lagjen “Emin Matraxhiu”. Vrasja e 23-vjeçarit mendohet se ka ndodhur për çështjen e trafikimit të lëndëve narkotike. Mendohet se ai u mor peng dhe më pas u vra në zonën e varrezave të qyetit.