Në 24 orët që lamë pas, qyteti i Elbasanit u trondit nga 2 vrasje. Rreth orës 11 të mbrëmjes së kaluar u vra me thikë në një rrugicë pranë varrezave të qytetit, 23-vjeçari Regis Runaj. 


Ndërsa në mëngjes në një lokal në qendër të Elbasanit, u vra Florjan Lamçja, 40 vjeç. Ky i fundit ishte se bashku me dy shokë të tij duke konsumuar alkool në ambjentet e jashtme, Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin.


Më pas në gjendje të dehur ata janë konfliktuar me njëri tjetrin me shishe dhe mjete prerëse, ku për pasojë 40 vjecari Lamçja, ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa Hajdari dhe Sanxhaktari, u shoqëruan nga policia me plagë më te lehta.


Sokol Sanxhaktari është i njohur ne Elbasan për lidhjen e tij familjare me ish kryebashkiakun Qazim Sejdini. Dhëndri i ish kryebashkiakut është përfolur disa herë për lidhje me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet.


Ndërsa, viktima Florjan Lamçja, rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Ai është person i hetuar disa herë për ngjarjet në Elbasan si dhe ka qenë i dënuar për akuzën e pengimi të zbardhjes së të vërtetës.