Një ngjarje e rënda ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar 34-vjeçar është vrarë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ishullin Mykonos, ku shqiptari është ekzekutuar me një plumb në kokë, nga një i ri grek në orën 6 të mëngjesit, në një lokal në zonën e Skylabela.

Sipas të njëjtave informacione, 33-vjeçari më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një vajzë, e cila kishte lidhje paralele me të dy të rinjtë. Pas përleshjes 33-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin.

Pas krimit, vrasësi është vetëdorëzuar në polici.