Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një adoleshent shqiptar ka përfunduar në spital.

Mësohet se adoleshenti shqiptar është sulmuar me sende të forta nga shokët e klasës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një gjimnaz në Nea Erithrea. Siç raportojnë mediat greke dy shokët e klasës (vëllezër) goditën shqiptarin me vizore në faqe, duke i shkaktuar plagë në fytyrë.

Si rrjedhojë adoleshenti shqiptar është dërguar në spital, ndërsa dy autorët janë shoqëruar në polici për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes. Polica greke po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.